OKB dënon vrasjen e minorenit palestinez nga Izraeli: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

18/12/2020 20:09

Ekspertë të të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara dënuan sot si “shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar” vrasjen e minorenit të gjashtë palestinez nga ushtarët israelitë në vitin 2020, në territoret e pushtuara të vendit.

Raportuesi i OKB për të drejtat e njeriut në territoret palestineze, Michael Lynk, dhe raportuesja e OKB për vrasjet e ekzekutimet jashtë-gjyqësore Agnès Callamard, lëshuan sot një deklaratë të përbashkët.

Ata bënin thirrje për hetim të pavarur mbi vrasjen me armë të një djali 15-vjeçar në një protestë në Bregun Perëndimor, në fillim të muajit.

“Vrasja e Ali Ayman Abu Aliya nga ushtria izraelite, në rrethana ku nuk kishte kërcënim për foprcat izraelite të sigurisë, është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar”, shkruanin ekspertët mes të tjerash.

“Përdorimi i forcës fatale të qëllimshme justifikohet vetëm kur personeli i sigurisë përballen me kërcënim force fatale apo lëndimi të rëndë,” shtonin ata.

Ministria palestineze e shëndetësisë tha më 4 dhjetor se djali humbi jetën prej plagëve të plumbit në bark, të marra gjatë një demonstrate në fshatin Mughayir në veri të Ramallah.

Ekspertët thanë se Abu Aliya është minoreni i gjashtë palestinez që vritet me armë nga forcat izraelite në vitin 2020.

FOTO GALERI
6/6
Funerali i sotem i adoleshentit tragjik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA