Dje u bë pjesë e emisionit “Përputhen”, Arjoni, konkurrenti i përjashtuar pas skandalit të fotos që bëri shumë bujë, ku shfaqet në një krevat me Anën, duke treguar pjesën e tij të historisë.

Në sondazhet e publikuara në faqen e Top Channel kanë votuar me 79.2%  vota pro që Ana të rikthehet në program, ndërsa për Arjonin  51.79% vota pro.

Shtatë prej djemve në studio janë shprehur se dëshirojnë që Ana të mos kthehet më në program pasi nuk do të dalin me të në një takim, ndërsa 6 të tjerë kanë qenë pro kthimit të saj.

Mevlani: Nëse Ana është aq e vërtetë sa thotë, nëse vërtetohet le të vijë në studio. Pse jo le të vijë.

Blerimi: Jo nuk dua që të vijë.

Emin: Normalisht që ana të jetë këtu, por vendimi duhet të jetë për të dy njësoj

Elvis: Përderisa është thyer një nga rregullat kryesore të emisionet nuk pranoj të kthehet, por do dilja në një takim me Anën.

Fatjon: Po, të kthehet.

Erlindi: Jam pro të kthehet.

Arbri: Pro.

Atdheu: Patjetër që po.

Andi: Anën thjesht shoqe e kam jo diçka më tepër, por ka thyer një pjesë të rregullave të produksionit, por për mua nuk përbën rëndësi.

Djemtë thuajse njëzëri kanë thënë se Ana mund të rikthehet në studio por ata nuk do të pranojnë të dalin në një takim me të.

Fatjoni: Unë me Anën i kam mbyllur gjërat me kohë por thjesht dua ta shoh pjesë e studios. Nuk dal më me Anën unë.

Mevlani: Fatjon pse revoltohesh, pse e kthen pllakën kur deklarove se Ana vjen këtu ndryshe ti lë studion, përse e ktheve?

Fatjoni: Nuk e kam kthyer, unë me Anën i kam mbyllur gjërat, Ana duhet të jetë këtu, i qëndroj kësaj. Me mua s’del më.

Atdheu: Derisa të vërtetohet e kundërta do dal.

Të vërtetën absolute nuk e di askush, veç Anës dhe Arjonit, dy personazheve kryesorë të kësaj ngjarje, por pritet të merret një vendim për të dy ata në vazhdim.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA