Detaje të reja janë zbuluar për sa i përket motiveve të vrasjes së dyfishtë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, 62 dhe 60 vjeç, të cilët janë zhdukur prej vitit 2015 dhe pas 5 vitesh u gjetën në 4 valixhe në Itali me trupin të copëtuar.
Mediat Italiane zbulojnë se Taulant Pasho, djali i çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të masakruar në Itali, është në burg. Ai aktualisht po mbahet në Zvicër, në Aargau, nga 16 tetori 2020 për vjedhje, ku prokuroria në Firence ka kërkuar që urdhri përfundimtar i burgimit kundër tij të jetë i vlefshëm edhe në një nivel ndërkombëtar i cili duhet të vuajë 3 vjet dhe afërsisht 11 muaj burgim.
Djali konsiderohet nga mediat italiane si i dhunshëm dhe me një jetë të trazuar dhe kriminale.
“Dita e pretenduar e zhdukjes së tyre, është e njëjta ditë kur Taulanti doli nga burgu për herë të parë”, thotë Carmine Rosciano, komandanti i njësisë operative të karabinierëve të Firences.
Taulant Pasho është pika kyçe që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj vrasje, sepse ai është ndoshta personi i fundit që ka takuar prindërit e tij. Sipas hetuesve, ai mund të jetë çelësi për të zbuluar misterin e vdekjes së prindërve të tij që mbërritën nga Shqipëria për ta takuar dhe u zhdukën në të njëjtën ditë kur djali i tyre u kthye si i lirë.
Ditën e sotme Nënkolonel Carmine Rosciano, komandant i departamentit operativ të Karabinierëve në Firence ka krijuar skemën që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të motiveve të vrasjes.
Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar pardje në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet edhe e katërta me pjesët e tjera të trupave.
Çifti ka tre fëmijë dy vajza, Dorina dhe Viktoria dhe një djalë, Taulanti ky i fundit me precedent penal. Ai u arrestua në moshën 28-vjeçare dhe u burgos në burgun Sollicciano, në zonën ku dhe u gjetën 4 valixhet me trupat e masakruar të prindërve të tij. Sipas mjekëve, trupat e tyre qëndruan në valixhe ndoshta edhe me vite.
Daniela dhe Vitoria janë marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së mërkurë. Sipas mediave italiane, hetuesit janë të bindur se mes vëllait dhe motrave nuk ka pasur marrëdhënie të mira.
Gjithashtu mendohet se motrat Daniela dhe Vitoria kanë dhënë versione të ndryshme të historisë së ndodhur, ku megjithëse , karabinierët po shqyrtojnë versionet e historisë të dhëna nga dy vajzat, ato denoncuan vdekjen e prindërve më 8 nëntor, gjashtë ditë më vonë. Pasi humbi gjurmët e saj, Teuta, e telefonon nga një numër anonim dhe i thotë të lërë atë dhe babanë e saj vetëm, ku duket si kulmi i një zënke.
Viktoria pretendon se ishte zë i rremë, jo i nënës së tyre. Në telefon u tha: “Ne jemi larguar larg”. Ai kurrë nuk do t’i kishte përdorur ato fjalë. Dorina tregon se pati një “grindje familjare” para 2 nëntorit.
“Herën e fundit kur i pamë në treg në Castel fiorentino më 31 tetor, ata ishin të qetë. U kthyen në apartament në Firence, por më pas ata nuk u përgjigjën më në telefon. Në fillim ra telefoni celular i babait, pastaj asgjë më shumë”, thanë vajzat, ku gjithashtu kanë shtuar se ato deklarojnë se kurrë nuk kishin pësuar kërcënime.
Pas vrasjes, çiftit shqiptar i mungonte një shumë prej 40 mijë eurosh. Kjo shumë parash ishte përfituar nga Shpëtimi si dëmshpërblim për një aksident që kishte pësuar në Shqipëri. Eshtrat e Shpëtimit dhe Teutës, të cilët u zhdukën në 2015, u gjetën javën e kaluar nga një fermer ndërsa po punonte në kopshtin e tij.
Top Channel