Çifti nga Teksasi ndërrojnë jetë nga COVID, deri në momentin e fundit qëndruan të përqafuar

17/12/2020 15:51

Një çift bashkëshortor që për 30 vite ishin të martuar, kanë ndërruar jetë së bashku nga COVID-19 pas komplikimeve që u shfaqen.

Ata momentet e fundit të jetës i kaluan të përqafuar  duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit si dhe të fëmijëve të tyre.

Paul Blackwell, 62-vjeç dhe Rose Mary Blackëell, 65, ndërruan jetë të dielën pasi për dy javë qëndruan të shtrirë në repartin e kujdesit intensiv të intubuar, ka thënë për CNN, i biri i dyshes Shaën Blackëell.

Që të dy ishin arsimtarë në shkollën Grand Prairie në Teksas. Rose Mary ishte arsimtare e gjuhës angleze, kurse Paul i edukatës fizike.

Sipas të birit të tyre, ata kishin punuar deri në momentin kur janë sëmurë. E vendimi për t’i bashkuar në një dhomë erdhi kur mjekët konstatuan se ata nuk kanë gjasa t’i shpëtojnë vdekjes.

“Mjekët na e bënë me dije se nuk ka kurrfarë përparimi, kështu organet vitale filluan të dobësohen me shpejtësi. Unë dhe vëllai im erdhëm në përfundim se duhet t’i bashkojmë dhe të shkojnë në parajsë të përqafuar, dhe duka ia mbajtur njëri-tjetrit dorën”, ka shtuar Shaën Blackwell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA