Në shtëpinë mbrapa meje që ndodhet në lagjen “Edit Durham” të Prizrenit, janë gjetur dy trupa të pajetë mbrëmjen e së martës.

Viktimat janë kryefamiljari me inicialet S.M, zyrtar në policinë kufitare dhe vajza e tij. Sipas hetimeve të para, dyshohet se zyrtari policor me armën zyrtare ka shtënë aksidentalisht në drejtim të vajzës, e më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që i ndjeri po përgatitej për të shkuar në punë.

Të pranishëm në vendin e ngjarjes kishin qenë edhe anëtarët e tjerë të familjes, bashkëshortja dhe djali i të ndjerit.

Kryeprokurori i Prokurorisë për Rajonin e Prizrenit, Admir Shala ka treguar se trupat e viktimave 52 dhe 21 vjeçare janë dërguar për obduksion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA