Familja Stanleys

 Shumë prej  familjeve po përpiqen shumë për ta bërë sezonin festiv të jetë perfekt, në këtë vit të vështirë për të gjithë botën. 

Sezoni festiv i jetës reale shpesh është shumë i ndryshëm nga reklmata që jemi mësuar të shohim. Dhe një familje nga Karolina e Veriut po feston pikërisht papërsosmërinë e familjes së Krishtlindjeve.

Për 7 vitet e fundit, Stanleys kanë bërë kartolina për Krishtlindje ku çdo anëtar i familjes merr pjesë. Rezultati është sa bukur dhe qesharak pasi të vegjlit janë fotografuar duke bërë kërdinë në shtëpi dhe gjërat bëhen të çrregullta duke dalë jashtë kontrollit.

Por a nuk është kjo bukuria e tërë e pushimeve dimërore? “Herën e parë që u përpoqëm të bënim një fotografi tradicionale të kartës së Krishtlindjes patëm rezultate të këqija të këqija.

Prej andej lindi tradita – në vend që të përpiqeshim të dërgonim karta perfekte, ne do të dërgonim diçka që përfaqësonte kaosin e prindërve”, i thanë Stanleys më parë Bored Panda.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel