Shpërfill perëndimin/ Oliver Stone bën vaksinën ruse

15/12/2020 22:40

Në moshën 74 vjecare, regjizori me famë botërore Oliver Stone nuk pati frikë të provonte vaksinën e koronavirusit, po jo atë amerikane apo britanike. Stone ka preferuar të marrë vaksinën ruse Sputnik V; injeksionin e ka bërë përpara disa ditësh edhe pse u njoftua tani, ndërsa thotë se ndihet shumë mirë.

Vaksina ruse po i shpërndahet aktualisht personave të moshave më të rrezikuar prej koronavirusit nga 18 deri në 60 vjec dhe punonjësve shëndetësore. Por ekspertët paralajmërojnë se për pacientët e moshës mbi 60 vjeç, ajo mund të jetë e dëmshme.

“E bëra vaksinën përpara disa ditësh. Nuk e di nëse do të funksionojë, por kam dëgjuar të flitet shumë mirë për vaksinën ruse. Unë vetë jam plot shpresë. Është vaksinë shumë e mirë, nuk e di përse e injorojnë në perëndim”, është shprehur gjeniu I kinemasë. Rreth 320 mijë doza të vaksinës Sputnik janë shpërndarë deri tani në pjesë të ndryshme të Rusisë, dhe mbi 200 mijë njerëz raportohet ta kenë marrë tashmë atë. Vaksina thuhet se është 91.4 përqind efikase. Stone ka lidhje të forta më Rusinë, e ka xhiruar disa intervista me Vladimir Putinin në të kaluarën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA