Ekspertët po paralajmërojnë kompanitë ajrore të kenë kujdes shtesë kur të rikthejnë në qiell avionët që mbetën të bllokuar gjatë pandemisë.
“Ndryshkja” e pilotëve, gabimet në mirëmbajtje e madje edhe foletë e insekteve mund të jenë rreziqe të mundshme për rikthimin në shërbim të avionëve. Kufizimet e udhëtimeve kanë shkaktuar një rënie të jashtëzakonshme të fluturimeve me shumë avionë që janë lënë në tokë prej kohësh. Si rezultat, ka patur një rritje në numrin e problemeve të raportuara pasi avionët kthehen në shërbim.
“Çdo avion duhet të ketë një set specifik udhëzimesh për mirëmbajtjen, por kjo nuk është bërë kurrë në këtë shkallë më parë”, thonë ekspertët.
Bashkë me rregullatorët, kompanitë e sigurimeve kanë shprehur po ashtu shqetësim.
“Kemi njerëz që kthehen në punë pak të dembelosur dhe ndryshkur, dhe ky është një problem i madh”, thonë ato.
Një nga shqetësimet më të mëdha është rritja e numrit të uljeve jo të mira në tokë. Numri i të ashtuquajturave ulje të pastabilizuara është rritur ndjeshëm këtë vit, sipas shoqatës ndërkombëtare të transportit ajror. Këto do të rezultojnë në ulje të vështira, dalje nga pista ose edhe përplasje.
Top Channel