Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Forcat Ajrore të Emirit të Katarit kanë realizuar sot atë që njihet tashmë si “parada e elefantit” në një shfaqje të rrallë force me avionë gjuajtës të disa tipeve, avionë transportues dhe helikopterë sulmi.
Video e publikuar së fundmi besohet se është realizuar në bazën gjigande ajrore Al Udeid të Katarit, ku ka gjithashtu një prezencë të gjerë të trupave amerikane.
“Parada e Elefantit” njihet tashmë si koncept pasi është përdorur më parë nga degë të ndryshme të forcave ajrore amerikane për të shfaqur gatishmërinë e tyre, duke lëshuar në një pistë gati për ngritje avionë të tipeveve më të rënda si F-15C/D Eagle, F-22A Raptor, apo F-35A Lightning II.
Shfaqje të tilla janë kryer dhe nga aleatë të jerë të SHBA si Korea e Jugut e cila përdorte në “paradën e elefantit” gjuajtësit F-16 e A-10, të cilët ngriheshin njëkohësish për të treguar nivelin e gatishmërisë në kohë krize të mundshme.
Ajo çka ishte impresionuese në paradën e Katarit ishte jo vetëm numri i avionëve të përfshirë por dhe numri i modeleve të ndryshem të përdorura.
Shumica e gjuajtve të Katarit ishin francezët Dassault Rafale, transportuesit amerikanë C-17 e C-130J, plus helikopterët AH-64E e AW139.
Top Channel