Nxënësit pushime më të gjata/ Ende nuk është vendosur se kur rikthehet mësimi pas festave

15/12/2020 15:11

Në një situatë normale pa praninë e virusit covid19 me mbarimin e semestrit të parë shkollat mbylleshin për festat e fundvitit për 10 ditë, nga 25 dhjetori deri në 3 janar.

Mirëpo përhapja masive e koronavirusit ka sjellë nevojën që Ministria e Arsimit të njoftojë që pushimet dimërore do të jenë më të gjata  ndikuar nga numri në rritje i të infektuarve.

Sipas njoftimeve që kemi dëgjuar të ministrisë thonë që do mbarojë tani para krishtlindjeve dhe do fillojnë ose në 11 janar ose në 18. Do vendosin se cila datë do jetë hapja. Unë mendoj që duhet të mbyllen shkollat të paktën deri nga 18 janari po njëherë. Frika është aty kur grumbullohen te shkolla, bëhen bashkë prindër e nxënës rrëmujë e paparë.

Kur do e mbyllni mësimin?

Besoj të mërkurën… kështu na kanë thënë. Në shkollë do rikthehemi ose në 11 janar ose 18 janar. Unë nuk do doja pushime të gjata po të rikthehesha në shkollë si më parë. Ja të shohim cdo na thonë që të na sqarojnë…

Kuptohet që fëmijëve nuk mund tu bëhet mirë por ama nëse është e domosdoshme është vendimi i ekspertëve do zbatohet…

Mësimi pritet të mbyllet siç ishte planifikuar në datën 24 dhjetor, por përcaktimi i datës së rifillimit të shkollës ende nuk është vendosur nga ana e Ministrisë së arsimit, pasi kjo është edhe në dorë të Komitetit teknik të ekspertëve shëndetësorë.

Top Channel