Një burrë që vrau nëntë persona pasi kontaktoi me ta në rrjetin Twitter, është dënuar sot me vdekje, në çështjen e profilit të lartë që ka shokuar Japoninë.
Takahiro Shiraishi, i njohur ndryshe si “Vrasësi i Twitter”, u kap në 2017 kur pjesë të gjymtuara trupore u gjetën në apartamentin e tij.
30-vjeçari ka pranuar vrasjet dhe copëtimin e trupit të viktimave të tij, shumica e të cilave ishin vajza të reja me mendime vetëvrasjeje, të cilat ai i gjurmonte në rrjetet sociale.
Seria makabre e vrasjeve ka nxitur debatin mbi diskutimin e vetëvrasjes në internet.
Më shumë se 400 erdhën sot në gjykatë për të parë dhënien e verdiktit, megjithse në sallë kishte vetëm 16 vende për publikun, raportonin mediat vendase.
Mbështetja publike për dënimin me vdekje mbetet e lartë në Japoni, e cila është një nga vendet e pakta të zhvilluara që vijon të përdorë dënimin kapital.
Shiraishi përdorte rrjetin Twitter për të joshur në shtëpinë e tij vajza me mendime vetëvrasjeje duke i bindur të kryenin aktin fatal, deh në disa raste duke u zotuar të vetëvritej bashkë me to.
Ai ka vrarë me mbytje dhe në pas copëtuar trupat e tetë vajzave dhe një djali të ri, nga gushti deri në tetor 2017, tah agjencia japoneze Kyodo.
Vrasjet serial u zbuluan fillimisht kur policia zbuloi pjesë trupore njerëzore në apartamentin e Shiraishi në qytezën Zama, pranë Tokio, teksa kërkonin një vajzë 23 vjeçare të zhdukur, e cila ishte një nga viktimat. Pas zhdukjes vëllai i të humburës gjurmoi kontaktet në llogarinë e saj në Twitter çka solli gjetjen e adresës së Shiraishi më 31 tetor 2017.
Top Channel