Në pjesën e dytë të takimit mes Erlindit dhe Sindit, kjo e fundit u duk si një person komplet tjetër, shumë e përfshirë dhe e qeshur. Mos ndoshta ishte vetëm efekti i Erlindit po nuk ishte vetëm aq?
“Ishte një bisedë që u ndjeva shumë komode dhe u mundova të zbuloja sa më shumë prej tij”, u shpreh Sindi.
Më tej, Sindi e pyet Erlindin se sa i rëndësishëm është seksi për të dhe si i shef femrat pa eksperiencë. Ndërkohë, në anën tjetër Erlindi ka thënë se takimi mes tij dhe Sindit ka qenë më interesant se takimi i tij i parë me Anën.
Erlindi: Pjesa e eksperiencave më duket shumë për t’u vlerësuar, të jesh një femër e shoh si diçka të vyer. E vlerësoj shumë i ke rezistuar më së miri.
Sindi: Sa i rëndësishëm është seksi?
Erlindi: Pres nuk ka problem fare. Për mua është shumë i rëndësishëm, por për një njeri që kam pëlqim të madh edhe mund të pres për atë njeri, nëse ma mbush ditën me emocion mund të pres.
Sindi: E do një dolli kjo gjë!
Erlindi: Ca të pëlqen te një mashkull?
Sindi: Një tipar te një mashkull, sytë mbase sa shprehës janë. Sytë e tu shprehin goxha.
Sindi: Kush nga dy takimet e tua t’u duk më interesant?
Erlindi: Ky ishte më interesant , nuk ka dyshim
Top Channel