Bella Hadid provokon ndjekësit, pozon me një bluzë të lagur e shtrirë pranë një lumi

04/09/2026 17:25

Modelja e njohur Bella Hadid ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me fotot e saj më të fundit të publikuara në rrjetet sociale.

29-vjeçarja ndau në Instagram, disa imazhe nga një aventurë në natyrë, ku shfaqet e shtrirë mbi shkëmbinj pranë një lumi, e veshur me të bardha.

Në një prej fotove, Bella Hadid pozon me një bluzë të lagur dhe të brendshme, ndërsa në imazhe të tjera ajo shfaqet së bashku me shoqet e saj, teksa eksplorojnë pyllin dhe zonën përreth.

Fotot kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht një prej momenteve ku modelja dhe shoqet e saj shihen duke u futur në ujë pa rroba.


“Vetëm vajza”, shkroi Bella Hadid në përshkrimin e postimit, duke shoqëruar kështu fotot e publikuara nga aventura e saj në natyrë.

Top Channel