Cindy Crawford uron vajzën për 25-vjetorin: Të të shoh të rritesh është një nga bekimet më të mëdha të jetës sime 03/09 22:49
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” edicionit të dytë, Sindi Loci, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e saj private, duke publikuar për herë të parë fotografi krah bashkëshortit.
Çifti shfaqet në një set fotografik pranë detit, të veshur të dy me të bardha. Në njërën prej fotove, Sindi ka treguar edhe unazën në dorë.

Krahas imazheve, ajo ka zgjedhur të shoqërojë postimin me një dedikim romantik për partnerin e saj: “Përgjithmonë bashkë! Në këtë jetë dhe në çdo jetë tjetër! 03.08.2026. Të dua A.”

Me këtë postim, Sindi ka vendosur të ndajë publikisht një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj, duke konfirmuar martesën dhe dashurinë për partnerin.

Top Channel