Zogu në Florida kapet duke ngrënë një aligator të tërë pa e përtypur (foto+video)

14/12/2020 16:57

Natyra shpesh mund të jetë mizore dhe kafshët e egra nuk duket se ‘kanë shumë respekt’ për njëra-tjetrën.

I tillë është rasti kur një fotografe e botës së egër kap momentin kur një çakfë në Florida gëlltit një aligator të tërë.

Shellie Gilliam ishte në veri të Liqenit Apopka, i njohur për diversitetin e zogjve në veriperëndim të Orlando, Florida. Ajo kapi skenën e rrallë më 5 dhjetor.

Në video, Çafka e Madhe Blu shihet duke gëlltitur një këlysh aligatori pasi e kapi me sqepin e saj gjigant teksa me pas u largua në anë të liqenit për ta shijuar e qetë gjahun e saj.

Postimi i Gilliam me zogun gjigant të ujit që ha reptilin e ri, mori vëmendjen e rrjetit NBC News.

“Po, ky është një zog që ha një aligator! Kjo është bora e egër! Çafka e Madhe Blu shpenzoi gjysmë ore për të vrarë e më pas për të ngrënë aligatorin e vogël pranë liqenit Apopka,” shkruante Gilliam.

“Unë e pikasa vetëm pasi e kishte kapur aligatorin r vogel ne sqep, teksa fluturoi me të disa qindra metra larg, per ta ngrene e qete vendin e saj. Natyra të habit çdo ditë”,shtonte ajo.

Çafka e Madhe Blu është nga zogjtë më të zakonshëm në kontinentin amerikan. Zogu i lartë këmbë-gjatë jeton pranë pellgjeve, burimeve e kënetave, si në brigjet e Paqësorit dhe ato të Atlantikut.

Çafkat janë peshkatare të afta që ose rrinë palëvizur ose ecin shumë ngadalë deri sa të kenë prenë e tyre në largësi kapjeje, teksa më pas e vrasin me një goditje të shpejtë të sqepit të tyre të mprehtë.

Ato ushqehen me një dietë të pasur peshqish, zvarranikësh, amfibë si bretkosa e salamandra, gjarpërinj, breshka, dhe siç ilustrohet edhe aligatorë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA