
Macron viziton SHBA-në, mediat komentojnë: Kërkon të bindë Trumpin të mos afrohet me Putin!
24/02 13:42
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës refuzon planin që parashikonte marrjen e vaksinës nga zyrtarët e lartë në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.
Zyrtarët thanë më parë se punonjësit e Shtëpisë së Bardhë pritet të marrin të parët vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.
Presidenti Trump u shpreh se njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë mund ta marrin vaksinën më vonë në programin e përcaktuar për vaksinimin e popullsisë, përveç rasteve të veçanta.
Sipas studimeve, vaksina siguron 95% mbrojtje nga Covid-19. Vaksinimi në të gjithë vendin pritet të nisë sot.
Top Channel