Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është përplasur ashpër me deputetin Alket Hyseni në emisionin “Open” në Top Channel.
Kolegu i saj socialist i kujtoi momentin, një ditë pas vrasjes së babait të saj, Azem Hajdarit, arkivoli i tij u përdor për t’u futur në Kryeministri. E indinjuar, Hajdari ka reaguar ashpër.
PJESË NGA DEBATI:
Alket Hyseni: Ke qënë e vogël, ndoshta nuk e mban mend kur me arkivolin e babait tënd e përdorinin për politikë.
Rudina Hajdari: Mos mi përmend mua këto.T’ju vijë turp që përmëndi kështu gjëra. Ju që etiketni protstusit ashti jeni rrugac!
Alket Hyseni: Nuk jam rrugac, iu kërkova ndjesë. Tani më kërkoni ndjesë. S’ka ndryshuar shumë Shqipëria. Ne reflektojmë pa pushim. Mos na etiketoni, se je politikë e re gjasme. Dogje gjë ti Rudinë.
Top Channel