Një ditë pas protestës së dhunshme në Shkodër, ku selia e PS-së u dogj nga protestuesit e mitur, 46 persona janë proceduar penalisht, 17 prej tyre janë minorenë dhe akuzohen për shkatërrim prone, ndërsa 21 të tjerë akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së shtetit janë identifikuar 8 persona për organizim të protestës, ku mes tyre është nën hetim dhe kryebashkiakja, Voltana Ademi.
Po në vijim të veprimeve hetimore janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”, dy punonjës të repartit zjarrfikës, të cilët ishin në shërbim dhe kanë reaguar me vonesë pas njoftimit të bërë nga Salla Operative për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit para godinës së një subjekti politik.
Top Channel