Tiranë, nis hedhja e kapsollave në sheshin “Skënderbej”
13/12/2020 17:50
Ndërkohë që në orën 18:00 është paralajmëruar një tjetër protestë për Klodianin, të riun që u vra nga efektivi i policisë, në sheshin Skënderbej ka nisur hedhja e kapsollave të para.
Kapsollat po hidhen nda disa të rinj të shpërndarë që mbajnë kapuçë në pjesë të ndryshme të sheshit.
Ndërkohë që në zonë nuk shihet ende grumbullim i madh i qytetarëve. Për momentin janë vetëm dy grupe të vogla, ku njëri është vendosur nga ana e ministrisë së Brendshme.
Vihet re se për gjatë gjithë hapësirës së sheshit ka 2 policë çdo 10 metra, shumë prej tyre janë femra.
Top Channel