Kategoria Superiore/ Sot Partizani-Vllaznia, Tirana-Apollonia, Teuta-Laçi dhe Kukësi-Skënderbeu

13/12/2020 01:22

Vllaznia është surpriza e bukur dhe e munguar e këtij kampionati të cilin po e udhëheq me meritë të plotë në këto 7 javë të luajtura. Pas fitores së rradhës ndaj Kastriotit tashmë do t’i duhet të përballet me kryeqytetasit e Partizanit.

Të kuqtë e Ilir Dajës do të udhëtojnë për në “Loro Boriçi” ku të dielën do të përballen me udhëheqësit e Superligës që po kalojnë një formë shumë të mirë.

Ndërkohë Tirana ka arritur të marrë fitoren e parë nën udhëheqjen e Nevil Dedes, në ndeshjen e shkuar në një trasnferë të vështirë si ajo e Laçit. Tashmë kampionët në fuqi do të jenë përballë një kundërshtari të lehtë në letër si Apollonia.

Një tjetër ndeshje e rëndësishme dhe përballje e fortë e kësaj jave të 8-të do të jetë ajo mes Teutës dhe Laçit apo Kukësi Skënderbeu, ndërkohë që Bylisi tashmë në vendin e fundit do të luaj këtë javë përball Kastriotit. Të gjitha këto ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel