Gruas ‘më të vetmuar në botë’ i ndërtojnë shtëpi të re në malet e largëta të Rusisë (foto)

12/12/2020 19:36

76 vjeçarja Agafya Lykova, jeton në malet e Siberisë në Rusi, dhe familja e saj ishte aq e izoluar sa që nuk e dinin që Lufta e Dytë Botërore kishte ndodhur. Manjati rus i aluminit Oleg Deripaska ka vendosur ta ndihmojë.

Tashmë ajo që njihet si “gruaja më e vetmuar në botë”, do të ketë një shtëpi të re që po i ndërtohet, teksa do të vazhdojë të jetojë në mal, qindra kilometra larg fqinjëve më të afërt.

Familja e Lykova ishte vendosur në malet piktoreske ruse që kur tentonin t’i shpëtonin persekutimi fetar nga komunistët në vitin 1936.

Ajo është tashmë e vetmja e mbijetuar nga familja e saj, e cila vazhdon me stilin e jetesës së shekulilt të 18-të duke rritur e prodhuar vetë ushqimin e saj, e duke refuzuar komfortin e botës moderne në këmbim të mësimeve të Biblës.

Ata që njihen si “besimtarët e vjetër ortodoksë” janë ndarë nga kisha ortodokse  në 1666, pasi protestuan për reformimin e saj, dhe shumë u zhvendosën në zona të largëta të Siberisë gjatë epokës cariste.

Tashmë shtëpia ku ajo ka lindur, e ndërtuar nga babai e vëlleërit e saj është rënuar me kalimin e viteve. Ajo jeton në rajonin Kakasia në Siberi, ku arinjtë dhe ujqërit dominojnë skenën e botës së egër.

Biznesmani rus Oleg Deripaska tha se kërkon ta ndihmojë gruan e vetmuar, duke u siguruar që ajo të vazhdojë të jetojë me stilin e saj në natyrën e egër. Një shtëpi një-katëshe është duke u ndërtuar për ta mbrojtur atë nga i ftohti, që arrin nëminus 50C në zonë.

Zyrtari lokal Alexander tha për çështjen: “Ne të gjithë tregohemi të kujdesshëm kur vizitojmë Agafya, për të mos e infektuar me sëmundjet e civilizimit. Ajo jeton si ‘Mogli’ dhe nuk ka hasur viruset e infeksionet e reja”.

Shtëpia e re që Deripaska po sjell për Agafya, vjen me 18 dergesa ajrore pasi në vendndodhjen e largët nuk arrin asnjë rrugë.

Shtëpia e familjes se saj ishte pikasur me ne fund aksidentalisht nga ajri prej një grupi gjeologësh sovjetikë.

56 vjeçari Nikolay Sedov, bir i një prej gjeologëve që zbuluan fillimisht shtëpinë në vitet 1970-të e ndihmon atë gjatë dimrit.

FOTO GALERI
2/3
Nje shtepi e re po ndertohet per te

Top Channel