100 të arrestuar në Paris gjatë kaosit të protestave kundër ‘ligjit të sigurisë’ dhe islamofobisë (VIDEO+)

12/12/2020 21:08

Kryeqyteti i Francës ishte sot përsëri skenë e përplasjee të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, teksa turmat mbushëm për të pestën javë radhazi rrugët e Parisit, kundër reformave të propozuara të sigurisë dhe ashpërsimin e forcës ndaj popullit.

Grupi kryesor i protestuesve u nisën nga sheshi Place du Châtelet në qendër të qytetit, drejt Place de la Republique në verilindje. Qindra njerëz të tjerë iu bashkuan marshimit gjatë rrugës, teksa grupi kryesor mbante një pankartë të madhe ku shkruhej: “Ndaloni ligjet e lirisë së vrasjes, ndaloni islamofobinë”.

Forca të shumta policore u dislokuan në zonë dhe ashtu si në rastet e tjera javët e fundit  demonstrata përfundoi me trazira dhe shpërthime dhune.

Policia kishte bërë të paktën 24 arrestime, konfirmoi ministri i brendshëm Gerald Darmanin.Oficerët thanë se ksihin sekuestruar mjete të mprehta dhe leva, sipas tyre nga pjesëmarrës që tentonin të infiltroheshin në protestë.

Videot e shumta të postuara mediat sociale tregonin këmbime të ashpra mes dy palëve, ndërsa në një prej rasteve protestuesit dogjën një motor të parkuar.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel