Sonambulizmi/ Vdes vogëlushja tragjike që doli e fjetur në -15C, pa u dalluar nga prindërit (foto)

11/12/2020 16:40

Një vajzë tre-vjeçare ka ngrirë për vdekje në Rusi pasi gjatë sonambulizimit doli në korridorin e pangrohur të shtëpisë me temperaturë -15 C, pa u kuptuar nga prindërit, pretendon mamaja e saj.

3-vjeçarja Angelina, u gjet e vdekur pranë derës kryesore nga nëna e saj Svetlana Kuleshova, 23 vjeçe, e cila nisi ta kërkonte kur nuk e gjeti në krevat.

Një natë para incidentit familja kishte festuar ditëlindjen e vajzës së vogël 1-vjeçare, në shtëpinë e tyre në qytetin jugor të Satka.

Svetlana raportoi për policinë lokale: “Vura Angelina në krevat dhe atë e zuri gjumi para mesnatës. Ne [Svetlana dhe i shoqi] shikuam pak televizion dhe më pas ramë në krevat. Kur u zgjuam në mëngjes nuk e gjeta në krevatin e saj. Ne e gjetëm të shtrirë në korridor”.

Prindërit e Angelina thonë se ajo kishte pasur më parë episode sonambulizimi dhe disa herë ata e kishin stisur gradualisht për t’u kthyer në krevat.

Por natën e tragjedisë, e cila ndodhi një javë më parë në 4 dhjetor, asnjë prej tyre nuk e kishte vënë re zgjimin e saj.

Nëna beson se Angelina sonambul kishte dalë në korridor, i cili nuk ka ngrohje, dhe tragjikisht nuk kishte arritur të gjente rrugën e kthimit.

Svetlana tha: “Ajo ecte në gjumë. Ka dalë në korridor dhe nuk ka gjetur dot rrugën e kthimit. Me shumë gjasa ajo nuk ka arritur të gjejë dorezën e derës në errësirë dhe nuk është kthyer dot”.

Nëna thotë se si ajo dhe i shoqi uk kishin dëgjuar asnjë zhurmë natën e tragjedisë.

Policia ndërkohë ka nisur një hetim kriminal ndaj të ëmës për neglizhencë. Ajo nuk ka gjasa të shpallet fajtore por nëse ndodh, përballet me deri në dy vjet burg.

Zyrtari lokal i sigurisë Mikhail Krokhin tha: “Heitmet do të përcaktojnë nëse vajza ka dalë vetë nga ambjentet e brendshme. Ajo ka dalë në korridor ku vdiq nga hipotermia”.

Në dimër temperaturat mesatare në qytezën Satka bien deri në -17C.

Ndërkohë edhe vajza më e vogël e Svetlana është marrë në kujdesin e shërbimeve sociale, deri në përfundim të hetimeve.

FOTO GALERI
4/5
Angelina sonambul kishte dalë në korridor, i cili nuk ka ngrohje, dhe tragjikisht nuk kishte arritur të gjente rrugën e kthimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA