Oficeri i CIA: Kina ka mijëra ‘spiune dashurie’ që joshin zyrtarët amerikanë për t’i marrë sekretet

11/12/2020 17:23

Një ish-oficer i agjencisë amerikane të inteligjencës CIA ka paralajmëruar së fundmi se Kina ka mijëra femra spiune të stërvitura për “gracka dashurie”, të cilat joshin zyrtarët amerikanë për t’i marrë sekretete shtetërore, e raportuar ato te Pekini.

Zhvillimi vjen teksa kongresmeni demokrat Eric Swalwell vazhdon të mos komentojë mbi pyetjet nëse ka pasur marrëdhënie intime me Christine Fang, e cila supozohet tashmë se ishte një agjente e partisë komuniste kineze.

Daniel Hoffman, ish-kreu i shërbimeve klandestine në CIA tha për rrjetin Fox News se ka shumë të tjera si këto agjente që tentojnë të infiltrohen në SHBA.

Ai thotë se mund të ketë me qindra, në mos mijëra spiune kineze që tentojnë të futen në krevatin e zyrtarëve amerikanë për t’i futur në grackë.

“Spiunet e dashurisë” njihen që janë diplomuar në universitetet më të mira dhe flasin anglishte të përkryer.

Ato besohet se përdorin rrjetet sociale si LinkedIn e Facebook – për të “ndjekur dhe joshur gjahun e tyre”.

Hoffman tha: “E them me nivel të lartë besimi se ka sumë agjente kineze të gatshme për t’u lëshuar në zonën e veprimit”.

Çështja e Fang – e njohur ndryshe si Fang Fang – vjen pas raportimeve se agjentja ka dërguar gradualisht informacione nga SHBA drejt ministrisë së sigurisë në Kinë, pas miqësisë me 40 vjeçarin Swalwell.

Kongresmeni demokrat ka ndërprerë tashmë lidhjet me të pas paralajmërimit nga FBI në 2015, por pak më vonë e dashura e tij kineze ishte larguar nga SHBA.

Hoffman shpjegon: “Qëllimi është të bëhesh individ i besuar te personi ‘objektiv’, aq sa ai të ndajë informacionin me të.

Ndërkohë spiunja mëson gjithçka mbi karakterin e tij dhe të profesionit për të krijuar profilin e plotë.”

Nga ana tjetër, Swalwell, i cili drejton komitetin gjyqësor demokrat të Kongresit, thotë se marrdhënia e tij u ekspozua vetëm kur nisi të përfshihej në ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Djali i presidentit, Donald Trump Jr ka thënë se kongresmeni ka kryer marrëdhënie me spiunen, duke e quajur “kërcënim për sigurinë kombëtare.”

Hoffman shton: “Kinezët kanë një prezencë të gjerë këtu dhe e vetmja mënyrë për të parandaluar këto është rritja e ndërgjgjësimit dhe shpërndarja e njohurive për fenomenin. Në vend që të thoshte ‘No comment’ Swalwell duhet të bënte një shërbim publik dhe të paralajmëronte të tjerë të ishin vigjilentë”.

FOTO GALERI
3/8
"Spiunet e dashurisë" njihen që janë diplomuar në universitetet më të mira dhe flasin anglishte të përkryer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA