OBSH akuzohet për konspiracion me Italinë për heqjen e raportit kritik të pandemisë Covid-19

11/12/2020 21:42

Organizata Botërore e Shëndetësisë është akuzuar së fundmi për bashkëpunim të fshehtë me minsitrinë e shëndetësisë së Italisë për heqjen e një raporti ku zbulohej keqmenaxhimi i fazave të para të pandemisë në vendin mesdhetar. Publikimi i tij kishte si qëllim parandalimin e vdekjeve në vende të tjera.

Italia ishte vendi i parë evropian që u nënshtrua nga pandemia dhe raporti i hartuar nga studiuesi i OBSh, Francesco Zambon dhe 10 kolegë të tij evropianë, ishte financuar nga qeveria e Kuvajtit për të mbledhur informacione për vendet që ende nuk ishin prekur rëndë.

Raporti i quajtur “Reagimi fillestar i Italisë ndaj Covid-19”, u publikua në faqen e internetit të OBSh më 13 maj, para se të hiqej një ditë më pas, raporton e përditshmja britanike Guardian.

Dokumenti me 102-faqe thoshte mes të tjerash se plani i Italisë për pandemitë nuk ishte përmirësuar që prej vitit 2006 dhe se prej gjendjes së papërgatitur, reagimet fillestare të spitaleve ishin “të improvizuara, kaotike dhe thjesht kreative”.

Dokumenti tashmë raportohet se është hequr nga publikimi, me kërkesë të Ranieri Guerra, asistent drejtor strategjish në OBSH dhe ish-funksionar i ministrisë italiane të shëndetësisë në 2014 dhe në 2017, rrjedhimsht ai ishte personi përgjegjës për përditësimin e strategjive të pandemisë që kritikoheshin në raport.

Zambon, me bazë në zyrën e OBSH në Venecia është thirrur disa herë nga prokurorët për të dëshmuar por OBSh e ka ndaluar, duke pretenduar se ai dhe 10 studiuesit e tjerë të përfshirë në hartimin e raportit duhet të kenë imunitet.

Vetëm Guerra ka folur me prokurorët në nëntor, por përmbajtja e seancës nuk është publikuar.

Zambon tha për Guardian: “Kur u thirra herën e parë për të dëshmuar, e raportova në OBSH dhe ata më thanë se nuk mund të shkoj pasi jam i mbrojtur nga imuniteti, megjithse unë dëshiroja të shkoja sepse kisha gjëra për të thënë”.

Zambon pretendon se Guerra e kishte kërcënuar me pushim nga puna nëse nuk ndryshonte disa pjesë të raportit në lidhje me planin e vjetëruar të pandemisë. Ai shton se megjithse informoi zyrtarët e organizatës për kërcënimet dhe rezikimin e transparencës, asnjë hetim i brendshëm nuk u krye. Asokohe OBSh tha për heqjen e raportit se u bë pasi “përmbante pasaktësi dhe paqartësi”.

Studiuesi autor i raportit, Zambon, shton: “Raporti nuk kritikonte qeverinë italiane por jepte kritika për menaxhimin e pandemisë. Kjo sepse plani i vjetër vetëm sa ishte ‘rikonfirmuar’ nga personat kompetentë dhe jo përditësuar, në rishikimin e tij në 2017. Grupi ynë kontrolluan tekstet dhe aritën në konkluzionin se plani i vitit 2006 thjesht ishte kopjuar dhe ngjitur, presje për presje”.

FOTO GALERI
3/3
Italia ishte vendi i parë evropian që u nënshtrua nga pandemia e koronavirusit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA