Vrasja e vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashit, flet e ëma: Nuk di që djemtë të kenë pasur konflikte
10/12/2020 17:50
Ëngjëllushe Olldashi, nëna e dy vëllezërve që u gjetën të ekzekutuar në Maliq, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka kërkuar drejtësi për vrasjen e dy djemve të saj.
Ajo ka thënë se djemtë nuk kanë pasur konflikte me askënd, ndërsa që prej datës 7 dhjetor kishte humbur kontaktet me ta. Ëngjëllushe Olldashi ka thënë se lajmin e ka marrë vesh nga mediat dhe nuk e di se si mund të ketë ndodhur ngjarja e rëndë.
“Djemtë e mi punonin ku të mundeshin. Kërkoj drejtësi, të gjenden autorët e vrasjes. Humbën kontaktet në orën 22:00 më datë 7 dhjetor. Lajmin për djemtë e mora vesh nga mediat. Nuk di që djemtë të kenë pasur konflikte. Dy djemtë i kishin telefonat e fikur”
Lajmi në përditësim…
Top Channel