Kryeministri akuzohet për shpërthimin në portin e Beirut, me 200 të vrarë e 6000 të plagosur

10/12/2020 17:48

Kryeministri në detyrë i Libanit dhe tre ish-ministra janë bërë përgjegjës sot për shpërthimin shkatërrimtar në portin e kryeqytetit, ku gjetën vdekjen më shumë se 200 njerëz dhe u plagosën rreth 6,500 të tjerë në gusht të këtij viti.

Katër politikanët u akuzuan për ‘neglizhencë që shkakton vdekje’, pas hetimeve katër-mujore në plasjen masive që tronditi kryeqytetin më 4 gusht.

Gjykatësi Fadi Sawan, drejtues i hetimeve mbi ngjarjen, ngriti sot akuzat ndaj kryeministrit në detyrë Hassan Diab, i cili do të dalë para gjykatës të hënën.

Gjithashtu ish-ministri i financave Ali Hassan Khalil dhe dy ish-ministrat e punëve publike Ghazi Zeiter e Youssef Fenianos, do të dalin si të akuzuar para gjykatës javës që vjen.

Skenat shokuese të verës nga Beirut tregonin ndërtesa të shkatërruara dhe familjarë të dëshpëruar që kërkonin të afërmit e tyre, ndërsa të tjerë kujdeseshin në rrugë për të plagosurit.

Topi i zjarrit që shpertheu në portin libanez ishte dëgjuar deri 200 km larg në Qipro.

Zemërimi popullor është drejtuar tashmë ndaj drejtusve të qeverisë tsë Libanit për shpërthimin e rreth 2,750 ton nitrat amoni, në magazinën ku materiali i rrezikshëm mbahej prej gjashtë vitesh.

Zyrtarët e lartë e dinin se një sasi e madhe eksplozivi ishte magazinuar në port, por nuk bënë asgjë për këtë.

Por megjithë akuzat, kryeminsitri Diab tha se kishte besim se nuk do tgë shpallej fajtor për neglizhencë.

Një deklaratë nga zyra e tij, tha se Diab ka “ndërgjegjien e pastër”, pasi kishte trajtuar çështjen e shpërthimit në mënyrë “të përgjegjshme e transparente”.

Rreth 30 zyrtarë të tjerë të sigurisë dhe të porteve e doganave janë ndaluar për çështjen.

Diab dhe qeveria e tij dhanë dorëehqjen pas shpërthimit, por vazhdoi të qëndronte si kryeministër teknik deri në formimin e qeverisë së re, çka deri tani nuk e ka arritur.

FOTO GALERI
2/8
Kryeministri Hassan Diab eshte akuzuar me neglizhence qe shkakton vdekje

Top Channel