Një bandë prej 15 emigrantësh është regjistruar së fundmi duke thyer xhamat e kamionit të një shoferi britanik teksa priste në radhë pranë portit të Calais në veri të Francës.
57 vjeçari Andy Couper shihej i përgjakur në fytyrë pas sulmit nga banda, teksa priste që kamioni i tij i mbushur me perime të kalonte në portin francez, ne nje rutine te perseritur mes krizes se rende të emigranteve ne kalimin kryesor drejt Britanisë.
Ai tha për mediat britanike se disa nga emigrantët kishin tentuar të ngjiteshin në kamionin e tij, pak para se dikush të godiste me gurë dritaren e kabinës duke e thyer atë.
Në një tjetër video, shoferi britanik Greg West, tregonte një grup emigrantësh që hapte dyert e pasme të kamionit të tij para se ata të nisnin të qëllonin me objekte automjetin.
Shoqata e shoferëve britanikë të transportit është ankuar se emigrantët dhe trafikantët po kërcënojnë me dhunë shoferët, nëse nuk i binden urdhrave të tyre për transportimin e emigrantëve përtej kanalit Pas de Calais.
Duke folur për sulmin, Couper tha se kishte kuptuar se dikush po përpiqej të ngjitej në kamionin e tij, teksa priste të merrte tragetin. Ai tha se shikoi jashtë dhe rreth 15 të rinj po qeshnin me të.
Couper tha më tej se kishte nisur të largohej, me njërën dorë te boria e makinës duke u përpjekur të tërhiqte vëmendjen e policisë, “por askush nuk erdhi” tha ai.
Shoferi tjetër Ëest shkruante më vonë në Facebook: “Mirëseerdhët në rutinën e përditshme në Calais, kjo është arsyeja se përse nuk e vrasin shumë mendjen për këta njerëz në vendin tonë”.
Migrant gang leave British lorry driver bloodied after smashing his window with a rock – as footage shows group armed with projectiles terrorising truckers waiting for ferry in Calais
▶️https://t.co/H0DPyFch83 @pritipatel pic.twitter.com/3KdX0ha5Mu
— Vicky (@2tweetaboutit) December 10, 2020
Top Channel