Testimi i një rakete të kompanisë SpaceX anulohet pak para nisjes

09/12/2020 09:44

Testimi i një rakete të kompanisë SpaceX, është anuluar të martën vetëm 1.3 sekonda para se të nisej.

Anulimi është thënë të jetë bërë për shkak të një problemi motorik.

Anija kozmike ishte planifikuar që të nisej me lartësi prej 12.5 kilometrash dhe të kthehej në Tokë vertikalisht.

Anulimi i së martës është nxitur nga ndalja automatike e motorit të raketës, ka thënë Space X.

Testimi i kësaj pajisjeje me numër serik 8 pritet të realizohet në ditët në vijim.

Qëllimi i eksperimentit është që të testojë elemente individiuale në raketën e re.

Sipas planeve të shefit të kompanisë SpaceX, Elon Musk, raketa Starship do të transportojë në të ardhmen mallra dhe njerëz në Hënë dhe planetin Mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA