SHBA shkarkon drejtuesit ushtarakë të Fort Hood për kulturë dhune seksuale e përdhunimesh në bazën e Teksas (foto)

09/12/2020 17:23

Ushtria amerikane njoftoi sot se ka shkarkuar 14 drejtuesit e bazës ushtarake të Fort Hood në Texas, pasi hetimet mbi vdekjet e disa ushtarakëve zbuluan një kulturë të gjerë dhune seksuale dhe përdhunimesh, që kishin shkaktuar një zinxhir sulmesh, vrasjesh dhe persekutimesh mes rekrutëve të rinj.

Në një hetim të pavarur të natyrës së komandës në bazë, hetuesit thanë se kishin zbuluar “një mjedis që lejonte e promovonte sulmet seksuale dhe ngacmimet seksuale” sipas raportit të publikuar sot.

Hetimet mbi sjelljen e drejtuesve të bazës nisën pas vrasjes makabre të reshteres Vanessa Guillén në fillim të vitit, e cila u vra me goditje me mjete të forta në kokë nga ushtaraku Aaron Robinson, i cili vrau veten kur policia tentoi ta merrte në pyetje.

Para vdekjes Guillén kishte informuar të afërmit dhe kolegët në bazë se po ngacmohej seksualisht në bazën e  base Fort Hood.

“Vrasja e Guillen tronditi ndërgjegjien tonë dhe solli në vëmendje probleme më të thella,” tha seretari i ushtrisë së SHBA, Ryan Mccarthy në konferencën e sotme të shtypit në Pentagon. “Kjo na detyroi të shikonim në mënyrë më kritike sistemin, politikat dhe veten tonë”, shtoi ai.

Mccarthy shtoi se “problemet në Fort Hood janë të lidhura drejtpërdrejt me dështimet e drejtuesve.”

Zyrtarët asokohe thonin se nuk kishte raportime të besueshme për sulme seksuale mbi të ndjerën Guillén. Por rrethanat e rënda të vdekjes së saj nxiën kolegët të dëshmonin eksperiencat e sulmeve seksuale dhe ngacmimeve në seksionin hashtag #IAmVanessaGuillen.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/09/02/perdhunimet-dhe-vrasjet-e-15-ushtarakeve-shkarkohet-kreu-i-bazes-amerikane-te-fort-hood/

FOTO GALERI
3/9
Elder Fernandes, 23 vjec, trupi i te cilit u gjet javen e kaluar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA