Patricia vuan nga një sindromë e panjohur e lëkurës, por një keqkuptim mbi origjinën e sëmundjes së saj shkaktoi një zinxhir ngjarjesh që e kthyen atë në një simbol të aktivistëve kundër vaksinës së koronavirusit në SHBA.
Disa pamje të rënda tregojnë plagën e hapur në këmbën e saj të enjtur e të infektuar me qelb, të cilat janë përdorur për të ilustruar në mënyrë të rreme “pasojat e vaksinës” .
“Kjo është një pjesëmarrëse në testimin e vaksinës,” thuhet në mesazhin pranë fotos së postuar , duke shtuar më tej: “Jeni gati të përvishni mëngën?”
Brenda ditës këmbët e infektuara të Patricia ishin përmendur mijëra herë në Instagram e Facebook.
Patricia – një grua në të 30-at në Texas, ka qenë vërtet pjesëmarrëse në testimet e vaksinës së Pfizer/BioNTech, e cila nis të administrohet nesër në SHBA.
Por Patricia ishte në grupin e atyre nuk u injektuan me vaksinën e vërtetë, por me zëvendësuesin e paefektshëm ‘placebo’, që është injektimi i ujit me kripë. (Kërkuesit e bëjnë këtë rregullisht për të krahasuar efektin mes grupeve që injektohen me vaksinën e vërtetë dhe atyre që injektohet vetem me placebo.)
Sëmundja e saj nuk ka të bëjë me vaksinën, por nuk i ndaloi aktivistët anti-vaksinë ta përdornin historinë për axhendën e tyre.
Patricia thotë se sëmundja e saj nisi në fillim të tetorit, pas një shëtitjeje të ftohtë me të shoqin, kur nisi të ndjejë dhembje në këmbën e majtë.
Kur mbërriti në shtëpi bashkëshorti sugjeroi se mund ta kishin vrarë këpucët por këmba e saj ishte infektuar.
Doktorët ende nuk i kanë dhënë asaj një diagnozë, ndërsa disa prej tyre sugjerojnë se është një shpërthim reagimi ndaj mjekimeve të marra më herët.
Megjithate pas kontrolleve me kompanine e vaksines Patricia i sigurua se kishte marre vete nje injeksion te rremë. (BBC)
Top Channel