Trump për vaksinat/ T`i marrin në fillim amerikanët

08/12/2020 16:57
Donald Trump

Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të siguruar që amerikanët të kenë përparësi të qasjes ndaj vaksinave kundër  COVID-19.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e përshkruan këtë lëvizje si “ një rikonfirmim I angazhimit të presidentit për ta vendosur “Amerikën të parën”, por ndërkohë nuk dhanë më shumë detaje sesi planifikojnë ta zbatojnë ta vënë në jetë një gjë të tillë.

Sipas mediave të huaja, Administrata Trump është e bindur se do të ketë vaksinë të mjaftueshme për këdo që dëshiron të vaksinohet deri në fundin e tremujorit të dytë të 2021-shit, tha një zyrtar që hodhi poshtë pretendimet se  New York Times se qeveria nuk pranoi të merrte miliona doza shtesë të vaksinës së Pfizer, kur kompania ishte ofruar t`ia shiste ato në verë.

Sipas “France24”, një zyrtar tha se urdhri ekzekutiv që pritet të firmoset nga Trump do të çonte në formulimin e udhëzimeve për agjencitë qeveritare të SHBA-së për të ndihmuar vendet e tjera që të sigurojnë vaksinën pasi të plotësohej kërkesa në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA