Pilotët e tmerruar të gjuajtësit F-18 lëshohen jashtë kabinës, gjatë ngritjes së dështuar (Fotot)

08/12/2020 20:10

Dy pilotët e gjuajtësit të avancuar F/A-18F janë lëshuar sot jashtë kabinës me parashuta pas dështimit të një ngritjeje stërvitore, që po zhvillonin në bazën australiane të Amberley në Australi.

Gjuajtësi amerikan po ngrihej bashkë me shtatë avionë të tjerë kur u pa një defekt në motorët shtytës.

Dy pilotët u lëshuan me sukses nga kabina ndërsa avioni përfundoi në lëndinen anash pistës.

Në pamjet e publikuara tregohen pilotët që bien butë me parashutat e tyre ngjyrë portokalli, teksa avioni që nuk arriti të ngrihej, përfundoi me hundë në bar.

Ne trupin e mjetit dalloheshin disa shenja djegieje.

Forcat ajrore australiane thanë se pilotët janë në gjendje të mirë dhe se shkaku i incidentit po hetohet.

Forcat ajrore australiane zotërojnë vetëm një skuadron me 24 avionë gjuajtës F/A-18F Super Hornets.

Deri vonë ky model nuk eksportohej nga SHBA, ndersa prej tetorit 2011 skuadroni australian u bë i pari që përdor ka tip gjuajtësi jashtë SHBA. Prej atehere modele te F-18 jane eksportuar ne disa vende te tjera.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA