
22/02 16:36
Një ndër konkurrentët e rinj, Atdheu është bërë pjesë e mediave ditët e fundit nëpërmjet disa fotove.
Shumica e fansave kanë kujtuar se ai ishte arrestuar nga policia, por djali e ka mohuar këtë gjë. Ai është shprehur se që prej janarit të 2020-ës ka pasur shumë kontrolle dhe se policët rrinë e pyesin se çfarë punonte nga ishte.
“Nuk ka pasur asnjë arrestim, kam pasur kontrolle rutinë, me ca merresh ti ca e ke këtë emër, jam i pastër në çdo shtet nuk kam qenë as në burg jo. Që nga janari i këtij viti sa herë hy e dal. Më kanë lodhur shumë psikologjikisht, por kam komunikuar me avokatin tim që të zgjidhet si problem”, tha Atdheu.
“Policia i ka pak qejf tipat e kuruar si ti e të mbajtur”, tha Arjani.
Top Channel