Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore e 90-ës. Të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

Radhët e tyre u shtuan minutë pas minute dhe turma mbërriti deri në 1000 persona. Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

Sot, në 30-vjetorin e kësaj lëvizjeje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha mbajtën homazhe te monumenti i një prej figurave historike të PD-së, Azem Hajdari. Ajo çfarë nuk i shpëtoi syrit të mediave ishte mungesa e pranisë së vajzës së tij në homazhe, Rudina Hajdarit.

Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Po kështu një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare dhe kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra, në shtator të vitit 1998.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA