Tridhjetë e një njerëz duke përfshirë dhe 21 fëmijë shkolle u helmuan pasi një sasi 200 herë më shumë se normalja ishte hedhur në një pishinë në Rusi.
Gjashtë nga fëmijët janë në kujdes intensiv në spital teksa përshkruhen si në gjendje të rëndë.
Ata kanë pësuar dëmtime në sytë dhe kanë nevojë për trajtim me oksigjen pasi mezi marrin frymë, tha zëdhënsja e guvernatorit lokal Anastasia Krotova.
Stafi i mirëmbajtjes së pishinës publike Dynamo në Astrakan, ishin përgjegjës për incidentin e klorinës, thanë zyrtarët.
Ambjentet tashmë janë mbyllur dhe në vend shiheshin personel me veshje të rënda mbrojtëse.
Klorina është një kimikat i përdorur në produktet pastruese dhe përdoret për të vrarë bakteriet në ujin e pishinave publike. Konsumi i sasive të mëdha të kimikatit mund të jetë fatal për jetën.
Top Channel