Atlete prej porcelani! Adidas, në ankand për 1 mln dollarë

07/12/2020 20:38

Atletet tani janë një investim: Air Jordan-ët e Diorit u shitën në vetëm pak minuta. Javën e shkuar madje u prezantuan edhe një palë atlete të Balenciagës që as nuk mund të vishen pasi ishin bërë me bronz të fortë dhe kushtonin 5.750 dollarë amerikanë.

Tani, Adidas ka shkuar edhe më larg, duke prodhuar një palë atlete klasike, ZX8000 që pritet të shiten me mbi 1 milionë dollarë në ankand. Dizajni i ri Porcelan, është realizuar në bashkëpunim me Meissen, që është një prodhues historik luksoz i porcelanit, që ekziston që nga 1708. Këpucët janë bërë me lëkurë të pikturuar me dorë dhe më pas të dekoruara me pllakëza super të holla porcelani.

Është dashur më shumë se një vit për të prodhuar atleten dhe më pas, edhe gjashtë muaj të tjerë për dekorimin me dorë nga piktorët e Meissen.  Këpucët do të dalin në ankand në shtëpinë Sotheby’s. Lajmi i mirë, për ata që nuk kanë një milionë dollarë që i rëndon në xhepa, është se ndërsa ky edicion i limituar, unik, do të dalë nën cekic, një version komercial, vetëm prej lëkure dhe jo prej porcelani, do të dalë nëpër dyqane më vonë, këtë muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA