Një trafikant famëkeq drogash është burgosur së fundmi në Belgjikë pasi fotot e rreme të publikuara, ku dukej si torturuar për vdekje nga bandat rivale, nuk arritën të bindnin autoritetet.
Gabriel C u dënua me katër vjet burg në 18 nëntor pasi tentoi të priste 113kg kokainë te ardhura ne portin belg te Antwerp në vitin 2016.
Mediat lokale thonë se trafikanti i njohur edhe si Sponge Fingers, kishte sajuar dy herë vdekjen e tij teksa tentonte të fshihej nga mandat e pamëshirshme shqiptare të cilëve u kishte vjedhur një ngarkesë droge.
Gjatë kërkimeve të tyre per trafikantin bandat rivale raportohet se kishin bastisur disa shtëpi me kallashnikovë dhe granata dore.
Fillimisht Gabriel C tentoi të inskenonte vdekjen e tij si i mbytur në një liqen në Gambia, të Afrikës.
Por kur përpjekjet e tij dështuan, ai tentoi të inskenonte përsëri vdekjen e “dhimbshme” duke publikuar disa foto paksa qesharake ku dukej “i torturuar nga armiqtë e tij të trafikut”.
Në foto e inskenuara ai kishte skalitur fjalën “hajdut” në dukje me gjak në gjoks, ndërsa ishte i lidhur në një karrige dhe i mbuluar me gjak nga disa prerje.
Megjithse ishte zhdukur prej një viti prej frikës së bandave të cilave u kishte vjedhur mallin, krimineli është kapur së fundmi nga autoritetet dhe është nxjerrë para gjyqit.
Pas një dënimi të mëparshëm në 2015 ai përballet tashmë me të paktën nëntë vjet burg.
Avokati i Gabriel C tha se klienti i tij është penduar për veprimet e tij dhe kërkon pezullim të dënimit pasi ka grua dhe femije./Sun/
Top Channel