Një vjetori i tërmetit në Shqipëri ngacmoi studenten shqiptare në Francë, Lori Bejkon që pas karantinës atje të kthehej në vendlindje dhe të ndërmerrte bashkë me shoqërinë e saj nismën ‘Ndihmo Samta Clausin dhe bëj një fëmijë të lumtur këtë fundvit’.
“Grumbullimi i parë do të jetë në 6 dhjetor nga ora 10 deri në 18 te sheshi Skënderbej përpara operës aty do jemi unë dhe grupi i vajzave gjithashtu e kalimtarët e rastit që duan të na ndihmojnë . Madje dua të përmend rastin e një vajze që më ka ndreq ditën si e themi ne”.
Gjithçka nisi nga rrjetet sociale por që do të jetësohet për Krishtlindje, ku të vegjlit pa shtëpi prej tërmetit edhe në këto kohë pandemie do të kenë një arsye për të gëzuar.
“Kam një listë me familjet që janë në këto kushte vulnerabël dhe ky target grupi fëmijët që kanë më shume nevoje. Çdokush është i lirë që të vijë të sjellë çtë dojë madje të jetë dhe me ne në datën 24 kur do të bëjmë shpërndarjen”.
Lori beson se të ndihmosh të tjerët nuk duhet të ketë ditë të caktuara por kjo duhet të ndodh gjatë gjithë vitit.
Nuk duhet të harrojmë se në këtë jetë jemi kalimtarë dhe duhet të bëjmë vepra të mira, le të jetë ky.
Kristi Gongo
Top Channel