Gjatë një konference në Greqi, sipas profesorit të shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Athinës, shkalla e transmetimit të koronavirusit në qendrat e mëdha urbane mbetet e ulët.
Një anëtar i komitetit të ekspertëve të Ministrisë greke të Shëndetësisë, paralajmëron se rastet aktive janë ende shumë të larta, edhe pse ka një rënie të infeksioneve të reja prej 15-20% në Athinë dhe 20-22 % në Selanik.
Rastet e reja aktive janë konfirmuar si infeksione ku ende nuk kanë përfunduar ciklin 14-ditor të izolimit në shtëpi. Magiorkinis u bëri thirrje publikut që të jenë jashtëzakonisht të vëmendshëm, veçanërisht banorët e qyteteve dhe fshatrave.
”Ekziston gjithashtu një ulje e lehtë e infeksioneve të reja te njerëzit e moshës 65 vjeç e lart. Një ulje në numrat e sëmundshmërisë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se javën e kaluar. Fakti që ata nuk jetojnë në qytete të mëdha nuk do të thotë që virusi nuk do t’i prekë”, tha ai.
Top Channel