Pasi i tha “PO” propozimit për martesë nga i dashuri, Eliona Pitarka ka qenë në qendër të vëmendjes sërish, pasi dyshohej se aktorja ishte shtatzënë.
Mbrëmjen e djeshme, ajo bëri një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet në lidhje me jetën e saj private nuk munguan as këtë herë.
“Po planifikon të krijosh familje në një të ardhme të afërt apo synon ende karrierën?”, e pyeti një nga ndjekëset.
Eliona i është përgjigjur menjëherë, duke shkruar: “E kush tha që nuk mund të bëhen të dyja paralelisht? Sepse unë po i bëj të dyja”, duke konfirmuar një herë e mirë zërat për pritjen e ëmbël.
Edhe pse ndjekësit i kërkojnë herë pas here që të publikojë një foto me partnerin e saj, Eliona sërish ka zgjedhur ta mbajë sekret identitetin e tij edhe për vitet në vijim.
Miq e të afërm flasin se ajo po përgatitet të veshë fustanin e bardhë, dhe ceremonia e dasmës do të jetë dhe rasti ku ata do të njihen nga afër me djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
Top Channel