Sekretari amerikan, Biegun: Përgëzoj kryeministrin Rama për lidershipin gjatë këtij viti plot sfida

03/12/2020 22:17

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga kryesimi i presidencës së OSBE, në ministerialin e zhvilluar online kryeministri Edi Rama ka raportuar për problematikat dhe çështjet që ishin prioritet i Shqipërisë si kryesuese.

Kjo mbledhje kishte në vëmendje protestat në Bjellorusi, të cilat janë shtypur në mënyrë të dhunshme nga presidenti Lukashenko, lufta në Nago-Karabak mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, adresimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe zv.Sekretari i Shtetit të SHBA Stephen Biegun.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, përmes një postimi në twitter shkruan se sekretari Biegun ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për aftësitë drejtuese të treguara në një vit sfidues për vendin tonë, për shkak të pandemisë Covid-19.

“Zëvendës Sekretari Biegun nënvizoi shqetësimet për Bjellorusinë, agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë, konfliktin e Nago-Karabakut dhe kërcënimet ndaj shoqërisë civile, si dhe lirisë së medias. Ai falenderoi Edi Ramën për udhëheqjen e Shqipërisë përmes një viti sfidues”, shkruan ambasadorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA