1 miliardë lekë për identifikimin/ KQZ jep koston e identifikimit elektronik, që është sa buxheti i saj

02/12/2020 10:42

Votimi më shumë se njëherë i  një personi në zgjedhje, është një dukuri e përsëritur ndër vite në Shqipëri.

Për ti dhënë fund këtij fenomeni pjese e dakortësisë mes palëve në marrëveshjen e 5 Qershorit,  është edhe identifikimi elektronik i atyre që votojnë përfshi disa projekte pilot për numërimin elektronik.

Të bërit realitet të identifikimin elektronik është një prioritet i KQZ-s së re e cila fillimisht identifikojë koston, përmes marrjes së çmimit,  prej disa kompanive ndërkombëtare, prodhuese të kësaj teknologjie.

Tashmë KQZ e ka një kosto për këtë proces. Është Ilirian Celiabashi Komisioneri Shtetëror i  Zgjedhjeve ai i cili përmes një letre dërguar qeverisë,  thotë se nga analizat e propozimeve financiare, vlera e këtij projekti shkon mbi 1 miliard lekë.

Kjo shumë është sa i  gjithë buxheti që KQZ-s, miratuar në realizimin e procesit zgjedhor prandaj thotë zoti Celibashi nuk mund të përdoret në këtë  projekt.

Në të tilla kushte kur kanë mbetur 145 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, topi për ta realizuar identifikimin elektronik,  është në fushën e qeverisë për të vë në dispozicion plot 1 miliard lekë të tjera buxhet,  siç kërkon KQZ në një kohë kur vendi është goditur fort nga pandemia e Covid19.

“Kërkojmë ndërhyrjen tuaj emergjente thotë Ilirjan Celibashi në fund të kësaj letre, për vënien në dispozicion të KQZ të fondeve të domosdoshme për implementimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel