1 dhjetor dhe jemi zyrtarisht ne muajin e festave te fundvitit. Ndryshe nga c’ndodh gjithnjë kete here duket se shumica e qytetareve ne te gjithe globin kane vendosur pemen e vitit te ri me heret se zakonisht ndoshta kjo dhe si pasoje e lodhjes nga pandemia dhe gjithckaje qe ka ndodhur gjate ketij viti.

Per me tepër gazetarja jonë ka pyetur vete qytetaret.

-A e kane vendosur ata pemën?”

Po.

-Pse keni vendosur me herët se zakonisht?

Prej virusit qe te na duket jeta sic ishte para virusit.

Akoma se jemi dy pleq kush te gëzoje te pema kur s’ke fëmije, por do e vendosim.

Edhe kur shikojmë dyqanet e rregulluara sikur na hip nje kenaqesi dhe heqim mërzitjen.

Po meqe është pandemia themi se duke vendosur pemën sjellim pak harmoni gëzim femijeve por edhe per vete.

Ne kështu e kemi tradite ne datën 6.

Sot e kemi per ta vene, ndoshta kemi nevojë per pak gëzim. Pandemia dhe tërmeti shkaktoi nje truam kështu qe gëzimin mezi e presim.

Ishalla zoti na dëgjon dhe behet mire.

-A  eshte e vertete qe kete vit lulet po shiten me shpejt se zakonisht?

Po eshte e vërtete shkak është bere pandemia sepse njerzit kane nevoje per tu kënaqur me shtepine e tyre per ta zbukuruar përpara kohe.

Ashtu sic u kuptua nje pjese e qytetareve vijojne te mbeten fanatik te datës 6  per vendosjen e pemes ndërsa shume prej tyre e kane vendosur pemën e vitit te ri madje kane blere dhe lulen karakteristike te Krishtlindjeve, kjo soc u kuptua per shkak te lodhjes nga pandemia dhe per te zbukuruar edhe me shume jeten e tyre. Per këtë arsye dhe une sapo e mora lulen time.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA