Yolanda Hadid po shijon shumë eksperiencën e të qenurit gjyshe dhe këtë e shfaq edhe në rrjetet sociale.

Për herë të parë ajo e ka kaluar ditën e Falenderimeve si gjyshe dhe e gjithë familja e ka festuar këtë ditë në shtëpinë e Gigi dhe Zayn, që ishin kujdesur në detaj për çdo gjë. E teksa shijuan festën me pjesëtaren më të re të familjes, Yolanda u kujdes që të ndante me ndjekësit pak nga atmosfera e tyre plot dashuri.

Ish-modelja holandeze postoi në “Instastory” një foto të lezetshme ku shihej vajzën e saj, Gigi, me të voglën e saj në krahë dhe duke i dhënë asaj një puthje në faqe.

 

“Ti je rrezja ime e diellit”, shkroi gjyshja krenare krahas fotos. Yolanda po ashtu postoi edhe një foto ku shihej me krushkën e saj, nënën e Zayn Malika, Trisha.

 

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA