Mbi 2,16 milionë raste me COVID-19 në kontinentin e Afrikës
29/11/2020 10:18
Numri i të infektuarve me koronavirusi në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 160 mijë.
Gjithsej 2.163.810 persona deri më tani kanë rezultuar pozitiv me virusin në mbarë kontinentin, pasi në 24 orët e fundit janë infektuar edhe 13.398 persona, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.
Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 51.589, me një rritje prej 230 viktimash në 24 orët e fundit.
Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 21.439 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.621 dhe Maroku me 5.739.
Top Channel