Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Sharon Stone, ka publikuar së fundmi në “Instagram” një fotografi ku duket super seksi.

Me pozën në fjalë, Stone ka treguar se ishte “mirënjohëse” që ende modelon në moshën 62 vjeç. Ylli pozoi para kamerës e veshur me një body të zi dhe me një këmishë, teksa pamjen e kishte kompletuar me taka të verdha.

“Jo vetëm që jam e mahnitur, por jam mirënjohës që jam akoma modele, edhe në moshën 62 vjeç”, shkroi Sharon krahas fotografisë, duke falënderuar të gjithë ata që kanë besuar tek ajo gjatë gjithë këtyre viteve.

Ndërkohë kujtojmë se karriera e modelimit dhe e aktrimit të Sharon ka zgjatur dekada, por kohët e fundit ajo pranoi se një nga xhirimet e saj më të famshme: një kopertinë për “Playboy”, ishte një strategji për të marrë rolin në “Basic Instinct”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA