Kjo puntatë e “Për’Puthen” ishte tepër voluminoze. Pas një takimi dinamik mes Ftjonit dhe Melisës, pjesa e tretë e emisionit të dashurisë do i dedikohet një bisede sqaruese mes Anës dhe Fatjonit.
Por ndërkohë, pak para se kjo të ndodhte, Melisa dhe Ana, u përfshinë në një “duel” kokëfortësie. Ana nuk pranoi që Melisa të bënte zgjedhjen e saj për takimin e javës së ardhshme pas bisedës së bukuroshes me Fatjonit, duke theksuar me forcë se ai minutash i përket asaj.
Ndërkohë Melisa, kërkonte përfundimin e takimit sqarues, për të parë nëse do të vijonte takimet me Fatjonin, me të cilin ka realizuar deri më tani dy të tilla, apo të fokusohej tek djemtë e tjerë.
Por pas “kokëfortësisë” së treguar nga Ana, Melisa zgjodhi në takim Andin, kërkesë kjo që u mirëprit nga djali.
Top Channel