Fshati austriak ndryshon emrin/ Turistët çapkënë bëjnë akte të pajijshme pranë tabelave

27/11/2020 19:56

Një fshat austriak i quajtur “Fucking” ka vendosur të ndryshojë emrin e tij pasi vendasit nuk durojnë dot më turistët anglofonë që nisin të bëjnë veprime të pajishme pranë tabelave rrugore, sipas ‘sugjerimit vulgar’ te emrit te tij.

Autoritetet lokale kanë vendosur që tashmë vendi të njihet me emrin ‘Fugging’ në vend të ‘Fucking’, duke nisur nga viti i ri. Turistët prej vitesh tërhiqen për të bërë foto me emrin që duket qesharak, madje disa prej tyre shkojnë edhe më tej.

“Jam i sigurtë se secili prej tyre mendon se është i pari që e zbulon këtë, por nuk është fare për të qeshur”, thotë një rezident i zemëruar.

“Jemi të lodhur nga kjo dhe kemi vendosur të bjëmë diçka. Ne jemi një komunitet shumë tradicional dhe këto shfaqje degraduese publike janë shokuese. Ka pasur njerëz që bënin seks pranë tabelave rrugore, madje disa turistë kanë vjedhur tabelat sepse u duken zbavitëse. Kështu që kemi vendopsur tabela më rezistente”, shton ai.

Edhe e përditshmja austriake Die Presse shkruan se vendasit nuk durojnë më shakatë pa kripë të turistëve. Ajo shkruan se turistët pyesin me ironi vendasit “A jemi këtu në F**king?” para se të shpërthejnë në të qeshura.

Gjithsesi disa nga bizneset kanë menduar të përfitojnë nga ironia seksuale e emrit, duke krijuar kartolina apo edhe birrë ‘nga F**king’. Në vitin 2018 rrjeti pornografik ‘Pornhub’ i ofroi abonim falas rezidentëve të F**king, apo dhe qyteteve të tjera me emra sugjestionues si ‘Titz’ (ngjashmëri me ‘gjokse’ në anglisht) në Gjermani.

“Mund të konfirmoj se vendi po riemërohet”, tha Andrea Holzner, kryebashkiak i Tarsdorf, e cila përfshin dhe fshatin në fjalë. “Nuk komentoj asgjë më shumë. Mjaft me zhurmën humoristike të mediave”, shtoi ai.

Fshati është 215 milje larg Vienës pranë kufirit me Gjermani, dhe është i banuar prej vitit 1070. Ironia shtohet edhe më shumë teksa historia sugjeron se një fisnik nga Bavaria i quajtur Focko e krijoi koloninë, e cila në një hartë të vitit 1825 shkruhej ‘Fuking’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA