25/11 16:24
Kendall Jenner është ngritur në krye të listës së modeleve që kur bëri debutimin e saj të parë në Javën e Modës në vitin 2014.
Gjatë një shëtitjeje në New York u pa në një kombinim që nxori në pah ngjyrat e vjeshtës. Jenner, së bashku me disa nga miqtë e saj më të afërt, ishte duke pirë një filxhan kafe.
Me një jelek portokalli të thurur Jenner iu bashkua trendit për veshje të thurura që këtë vit, e cila ishte një nga trendet kryesore të sezonit.
Kendall e kishte kombinuar me çizme lëkure ngjyrë kafe që kishin detaje të qepura në të verdhë dhe një golf të bardhë.
Top Channel